Pagesat dhe Rimbursimet

Nëse keni bërë porosinë në Webfaqe ose në rrjetet tona sociale Facebook/Instagram “OFFGAMERS” atëherë për ndërrim ju duhet të paguani shpenzimet postare në vlerë 2.00€ për Kosovë, ndërsa për Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut në vlerë 5.00€.

Në dyqanin tonë online mund të bëni kërkesë të ndërroni produktin brenda 24/48h me një produkt tjetër me vlerë të njëjtë ose me ndonjë produkt me çmim më të lartë ku duhet të shtoni diferencën e çmimit.

Ju mund të bëni ndërrim :

  • Nëse keni porositur produktin gabimisht i cili nuk është i përshtatshëm për ju,
  • Nëse produkti vjen me defekt fabrikisht ose i dëmtuar.

Ju nuk mund të bëni ndërrim :

  • Në rast se produktet që keni porositur janë produkte që përfshihen në kategorinë e produkteve digjitale gift-cards, si psh : Netflix Card, PlayStation Network, X-Box, Roblox, Steam etj si dhe të gjitha lojërat digjitale që përdoren me kod.
  • Nëse produkti është i përdorur.

 Kushtet për ndërrimin e produkteve janë:

  • Duhet të respektoni kohën e caktuar për ndërrime,
  • Duhet të jetë me paketim original,
  • Produkti nuk duhet të jetë i përdorur,
  • Duhet të jetë me etiketë të pa dëmtuar
  • Duhet të keni gjithashtu dhe kuponin fiskal,
  • Duhet të na tregoni arsyet e ndërrimit të produktit.